KV Ulpiana mbetet në Raiffeisen Superligën A

Volejboll

KV Ulpiana mbetet në Raiffeisen Superligën A

Më: 21 prill 2024 Në ora: 22:32
KV Ulpiana

Klubi lipjanas KV Ulpiana në konkurrencën e djemve, ka arritur që ta ruajë statusin e anëtarit të Raiffeisen Superligës A. 

Ata shënuan fitore në ndeshjen e fundit të turneut njëditor të barazhit.

 “Lideri i Superligës B, KV Vëllaznimi nuk arriti të bëjë më shumë, për ta rrezikuar triumfin e Ulpianës, pasi u gjunjëzua 3:1.

FVK e përgëzon KV Ulpiana, derisa skuadrës gjakovare i uron të vazhdojë me përkushtimin dhe punën e mirë”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat