Tirana “leksion” Erzenit në gjysmëfinalen e tretë

Volejboll

Tirana “leksion” Erzenit në gjysmëfinalen e tretë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:21
Pamje nga ndeshja

Tirana është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj. Bardheblutë e trajnerit Sako fituan 3-0 (25-15, 25-18, 25-12) ndaj Erzenit në gjysmëfinalen e tretë play off, takim i luajtur në mjediset e Akademisë Goga, në Durrës.

Ndonëse pritej një ndeshje e fortë, në fushë ndodhi krejt e kundërta. Erzeni thuajse ishte inekzistent në të trija setet, ndërsa Tirana ishte superiore në çdo drejtim. Për pasojë, në fushë komanduan bardheblutë, që fituan brenda 70 minutash ndeshjen.

Kështu, Tirana kampione në fuqi do të mbrojë titullin ndaj Partizanit në derbi, në një përballje të fortë. Të kuqtë janë kualifikuar më herët dhe deri më tani nuk kanë pësuar asnjë humbje në kampionat.

Gjysmëfinale-Meshkuj,

Nd.1, Erzeni – Tirana, 1-3

Nd.1, Partizani – Vllaznia, 3-0

Nd.2, Tirana – Erzeni, 2-3

Nd.2, Vllaznia – Partizani, 1-3

Nd.3, Erzeni – Tirana, 0-3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat