Të enjten finalja e parë, Peja - Skënderbeu  

Volejboll

Të enjten finalja e parë, Peja - Skënderbeu  

Nga: K.G. Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:17
Peja

Peja po i bën të gjitha përgatitjet për finalen e parë të play-off+it të elitës së volejbollit të Kosovës.

Pejanët do të përballen me Skënderbeun e Kraishtës. 

Përballje që pritet me kureshtje dhe pritet të jetë me rivalitet të madh. 

Finalja e parë luhet të enjten e 25 prillit, në orën 20.00 në palestrën e sportit ”Karagaçi” në Pejë.

Verdhezinjtë kanë përparësinë e terrenit dhe synojnë fitore në finalen e parë.

“Të enjten fillon seria e ndeshjeve finale për titullin kampion të edicionit 2023/24, ku në ‘Karagaçi’ të Pejës e presim skuadren e Skënderbeut.

Eja edhe ti në spektaklin e volejbollit, të ekipit kampion!”, njofton KV Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat