Skënderbeu eliminon Ferizajn

Volejboll

Skënderbeu eliminon Ferizajn

Më: 19 prill 2024 Në ora: 09:06
Skënderbeu

Skënderbeu e ka siguruar kualifikimin në serinë e finaleve të Play-OFF, pasi të enjten e shënoi edhe fitoren e dytë ndaj Ferizajt.

Në një super ndeshje, fituesi është përcaktuar vetëm pas 5 seteve.

Skënderbeu e ruajti përqëndrimin dhe në tie-break festoi 16:14, për ta siguruar biletën që dërgon në finale.

Tashmë skuadra nga Kraishta e Lipjanit, e pret epilogun e ndeshjes së tretë mes Dritës e Pejës, për ta mësuar kundërshtarin në finalet e Play-off..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat