Panairi në rrugë me shtetet anëtare të BE-së

Aktuale

Panairi në rrugë me shtetet anëtare të BE-së

Më: 9 maj 2019 Në ora: 09:27
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot ka organizuar panairin në rrugë me shtetet anëtare të BE-së, i cili do të mbahet në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet.

Përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë do të jenë të pranishëm dhe të gatshëm të prezantojnë informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane si dhe informacione të tjera të vlefshme.

Për muzikën do të përkujdeset DJ Yll Megi.

Në të njëjtën kohë, në Europe House do të ketë punëtori artistike për më të vegjlit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat