Prokuroria jep detaje për vdekjen e personit që vdiq nga rrahja te nënkalimi

Aktuale

Prokuroria jep detaje për vdekjen e personit që vdiq nga rrahja te nënkalimi

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 22:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se sot, gjatë ditës ka vdekur personi me inicialet G.R., si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Prokuroria e Prishtinës, njofton se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj rrahje, si dhe sulmuesi ende është në arrati.

Po ashtu, Prokuroria ka siguruar të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.

"Trupi i personit të pajetë, është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat