Gjykata ia ndaloi kandidimin Albin Kurtit, ja si e komenton Enver Hasani

Aktuale

Gjykata ia ndaloi kandidimin Albin Kurtit, ja si e komenton Enver Hasani

Më: 22 janar 2021 Në ora: 22:34
Enver Hasani

Njohësi i çështjeve juridike dhe Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit e ka humbur efektivitetin e ankesës.

Hasani, ka deklaruar se “i mirë e i keq, vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet respektuar”.

“Mjeti juridik duhet të jetë efektiv. Kur është mjeti efektiv? Është kur ti ankohesh, por në rastin tonë ankohesh kot, sepse dihet rezultati. Kjo është situatë që është krijuar nga Gjykata Kushtetuese. Raporti i Komisionit të Venecias është përdorur në mënyrë manipulative. Ai e thotë qartë “çdo person i dënuar ndalohet mos me kandidu”, që i bjen pa përjashtim, ndalohet. Ndalesa duhet me qenë specifike. S’ka mjet juridik në këtë rast. Vendimi i GJK duhet të respektohet, i mirë apo i keq, nëse don Evropë dhe civilizim”, ka deklaruar ai.

Komenti i tij vjen pas mos-certifikimit të listës së kandidatëve të deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK’së, si dhe mos-certifikimit si subjekt politik i Nismës Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat