Osmani nga Kuvendi në përvjetorin e Pavarësisë, mesazh Serbisë - kjo është thirrja e saj për raportet me ndërkombëtarët

Aktuale

Osmani nga Kuvendi në përvjetorin e Pavarësisë, mesazh Serbisë - kjo është thirrja e saj për raportet me ndërkombëtarët

Nga: Bota sot Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 07:25 Përditësuar në ora: 14:40 më 17.02.2024
Vjosa Osmani

Opozita - Kurtit: Shtëpia nuk mund të mbahet pa miq

Sakrifica, flijimi i vajzave dhe djemve të Kosovës dhe rrugëtimi i vështirë për liri u theksuan në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë. Në seancë solemne, shefat e Grupeve Parlamentare e krerë të shtetit e partive kanë kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, i cili së bashku me familjen e tij u flijuan për lirinë e popullit të vuajtur.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila u shpreh se gjatë këtyre ditëve hapësirat e Kuvendit të Kosovës kanë gumëzhuar nga fëmijët të cilët kanë vizituar vendin ku u shpall pavarësia e Kosovës. Ajo përmendi gratë e dhunuara seksualisht dhe nënat të cilat ende presin ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.

Kusari-Lila: Fëmijët e Kosovës u sakrifikuan dhe u bën pjesë e flijimit dhe pavdekshmërisë

“Megjithatë, jo shumë larg në historinë tonë edhe fëmijët e Kosovës u sakrifikuan dhe bashkë me heronjtë u bën pjesë e flijimit dhe pavdekshmërisë për lirinë e vendit. Sado të vegjël në moshë ata nuk u kursyen nga terrori dhe vrasja. Për lirinë dhe shtetin tonë u sakrifikuan 1133 fëmijë, prej të cilëve 109 ende të pagjetur. Liria dhe shteti ynë janë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre, duhet të jetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara kurrë më nuk përsëriten në këtë nën qiell. Nga ajo çfarë po ndodhë në kontinentin tonë, e kemi të qartë se liria dhe demokracia nuk duhet të marrë për mirëqena. Liria dhe demokracia po rrezikohen. Shtetet autokrate, sikur Rusia, me diktaturë të instaluar sulmojnë shtetet fqinje të pavarura, vrasin oponentët politik të burgosur, ndërsa proksi i tyre tërbohet nga nderimi i shtatë-vjeçares së vrarë në Kosovë, Blerina Jashari”, u shpreh ajo.

Shefja e deputetëve të shumicës parlamentare shtoi se lufta për liri dhe shtet po mbrohet edhe sot në Hagë. Populli liridashës i Kosovës, siç vazhdoi ajo, ka miqtë dhe aleatët e saj të cilat i japin kuptim lirisë dhe shtetit.

E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se çdo përvjetor duhet të jetë reflektim për të gjithë burrat e gratë që sakrifikuan jetën e tyre për Kosovën.

Tahiri: Presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës

“Presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton. Andaj sot jemi mbledhur ta shënojmë 16-vjetorin e kësaj vepre historike. Hashim Thaçi dhe shokët e tij bashkëluftëtarë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e shumë të tjerë janë në betejën e radhës për Kosovën, duke luftuar për drejtësi dhe për ta pastruar emrin lavdi madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilin nuk e ndotën asnjëherë propagandat që vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda Kosovës. Kjo festë nuk ka kuptim nëse çdo 17 shkurt nuk nderojmë burrat dhe gratë që bën sakrificë të madhe për të ndërtuar një të ardhme të mirë për Kosovën. Nuk ka kuptim nëse çdo 17 shkurt nuk kujtojmë më nderim, që gjithë ata burra e gra që ndër dekada kontribuuan që 17 shkurti të bëhet realitet, që Kosova të bëhet shtet i pavarur e sovran”, deklaroi ai.

Ai përmendi edhe komandantin legjendar, Adem Jashari dhe gjithë djemtë e vajzat të cilat kapën pushkën, siç tha ai, për të mos u kthyer më të gjallë në shtëpinë e tyre.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancë solmne citoi ish-presidentin, Ibrahim Rugova, ku thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq e aleanca.

Abdixhiku: Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër

“Republika e Kosovës, shtet i pavarur e sovran u bë falë unitetit tonë të brendshëm, lëvizjes paqësor e luftës çlirimtare si dhe mbështetjes ushtarake dhe diplomatike nga jashtë. U bë sepse treguam dhe dëshmuam kulturë të brendshme politike, dhamë të gjithë potencialin tonë kombëtar e krijuam ura bashkëpunimi mes vete dhe me aleatët. Prandaj edhe kapërcyem sfida të pakapërcyeshme më parë. Në këtë ditë të 17 shkurtit dhe jo vetëm, ndjejmë detyrimin tonë për mirënjohje dhe falënderim ndaj aleatëve tanë nga e gjithë bota. Në veçanti mirënjohje të veçantë të gjitha shteteve të aleancës veri atlantike të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, që në orët më të vështira u gjenden krahë nesh. Shtëpia nuk mbahet pa miq, nuk mbahej dje, s’mbahet sot, s’do të mbahet as nesër”, u shpreh ai.

Më tej, theksoi se aleancat nuk trashëgohen por ruhen e fitohen.

Abdixhiku: Aleancat tona nuk trashëgohen, ato fitohen

“Sikurse liria, edhe aleancat tona nuk trashëgohen, ato fitohen, ruhen, mësohen, e dorëzohen tek brezat e tjerë. Si gjeneratë politike e sotme, e kemi për obligim, jo si borxh detyrimi por si sjellje fisnike, e si besim që këto aleanca t’ua mësojmë breznive që vijnë”, shtoi kreu i LDK-së.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kombi pati rrugëtim të vështirë.

Tahiri: Qindra mijëra të vrarë e të masakruar

“Mbi 1 milion qytetarë u depërtuan me dhunë nga Kosova, gjysma tjetër në Kosovë të ngujuar, qindra mijëra të vrarë e të masakruar, mijëra gra të dhunuara e pasuria tërësisht e shkatërruar. Mbi këto, njerëzit e këtij vendi, burra e gra u ngritën në solidaritet për mbijetesë. E mbajtën gjallë arsimin, edukimin duke i bërë shtëpitë e tyre shkolla. Duke ndarë shumë pak çfarë patën për të financuar sistemin paralel, sistemin arsimor. Në misionin e me emrin e Nënës Terezë u ushqyen me mijëra familjarë të cilat ishin në varfëri të skajshme dhe u dhanë shumë shërbime shëndetësore”, u shpreh ai.

Tutje, shtoi se lufta për liri kulmoi me shëmbëlltyrën e flijimin e komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij. 

Kusari-Lila: Liria dhe shteti ynë janë të çmuara

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, në seancën solemne për 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, foli për flijimin e fëmijëve në luftën e Kosovës, të cilët nuk u kursyen nga forcat ushtarake policore serbe.

“Për lirinë  e shtetit tonë u sakrifikuan 1138 fëmijë, prej të cilëve 109 ende të pagjetur.

Liria dhe shteti ynë hanë të çmuar dhe ashtu sikur vlera e tyre duhet të jetë përpjekja jonë që historia dhe e kaluara kurrë më të mos përsëritet në këtë nënqiell”, deklaroi Kusari-Lila.

 

Tahiri: Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me aleatët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës ka thënë se duhet ruajtur partneritetet që janë ndërtuar me mund me aleatët.

Në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, Tahiri ka thënë se kjo nuk është vetëm dëshirë por obligim që është marrë nga brezat që dhanë gjithçka për liri.

“Duhet ta ruajmë partneritetin që e kemi ndërtuar me mund me ShBA-në dhe shtetet e BE-së, kjo nuk është dëshirë, është obligim që e ke marrë nga brezat që dhanë gjithçka për këtë liri”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, sot bëhen 16 vjet që kur Kosova u shpall shtet i pavarur. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

​Konjufca: Shteti i Kosovës qëndron mbi heroizmin e Jasharajve, urtësinë e Rugovës dhe idealin e Demaçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se pa aleatë, rruga e shtetësisë së Kosovës do të ishte e pamundshme.

Kryeparlamentari, në seancën solemne të Kuvendit, me rastin 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se në themelin e shtetit të Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Ibrahim Rugovës dhe ideali i Adem Demçit.

Konjufca: Pa aleatë, rruga e shtetit tonë do të ishte e pamundshme

“I kemi gjithë në mendje dhe nuk harrojmë t’i falënderojmë miqtë tanë, pa të cilët rruga e shtetit tonë do të ishte e pamundshme, para se gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pastaj shtetet e Bashkimit Evropian që e përkrahën hapur lirinë e Kosovës. Falënderojmë edhe NATO-në që e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, por i falënderojmë edhe të gjitha shtetet që e njohën pavarësinë e Kosovës”, tha Konjufca.

Ndërkaq, theksoi se 17 shkurti është ditë e frymëzimit për secilin qytetarë të Kosovës.

Konjufca: 17 shkurti është ditë e frymëzimit

“17 shkurti është ditë e frymëzimit, prandaj duhet të jetë ditë përkuljesh para atyre që dhanë më së shumti. Përkulemi para atyre që e dhanë jetën për liri, përkulemi para vëllezërve dhe motrave tona që u vranë nga Serbia, vetëm pse ishin shqiptarë. Në themelin e shtetit tonë qëndron heroizmi i Jasharajve urtësia e Ibrahim Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, shtoi Konjufca.

Kurti: Nëse në politikën e Serbisë do të kishte mbizotëruar arsyeja do ta kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008

Në seancën solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë Kosovës kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nëse Seria do të ishte nderë për krimet që ka kryer e nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar fryja do ta kishte njohur Kosovën në vitin 2008.

Më tej Kurti ka theksuar se Kosovën e ka pjekut para kohe qëndresa e popullit ndaj valëve të pushtimeve dhe gjenocideve.

“Edhe sot si çdo vit mblidhemi për të uruar ditëlindjen e Kosovës. Me 16 vitet e saj në supe, është shteti më i ri rajon, por me vetëdije të pjekur po aq sa shtetet më të vjetra se ajo. Pavarësia ishte realizim i një aspirate popullore. Kosovën e ka pjekur para kohe qëndresa e popullit tonë ndaj valëve të njëpasnjëshme të pushtimeve dhe gjenocideve. Kosova u bë Republikë në Kaçanik dhe u luftua me pushkë të UÇK-së. Me flijimet që bëri për idenë e Republikës, Kosova fitoi simpatinë e shteteve demokratike që i dolën në krah më 1999”, ka thënë Kurti.

“Më 2008 s’kishte mbetur dilemë te ndërkombëtarët se nëse Republika e Kosovës do të vinte. Por diskutohej të vinte në një trajtë të tillë që ishte e pranueshme edhe për armikun më të madh të saj, shtetin serb, që kishte dashur ta mbyste idenë e shtetit të shqiptarëve. Të gjithë e kemi të qartë se në rast Serbia shtetërore do të ishte ndier sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën qysh më 2008. Kosova garanton të drejtat më të gjera për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht te serbët. Shqiptarët në Luginë janë pakica më e diskriminuar në Evropë, që edhe sot po i nënshtrohet spastrimit me të ashtuquajturin pasivizim të adresave. Është për keqardhje që fqinji ynë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe bllokimit të funksionimit të brendshëm të Kosovës dhe njohjeve të jashtme”, ka shtuar Kurti.

Kurti nuk la pa përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Në vend të saj, ajo përfaqësoi terrorizmin. Edhe aty dështoi me turp përballë heroizmin dhe profesionalizmit të Policisë sonë. Për mbrojtjen e Republikës sonë nga sulmi i financuar dhe drejtuar nga Serbia, u desh që sërish të jepnim dëshmor. Afrim Bunjaku i shtohet kësaj liste. Lavdi dëshmorëve, Republika nuk ju harron”, ka shtuar Kurti.

Konjufca: Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se në themelin e Kosovës, qëndron heroizmi i familjes Jashari, urtësia e ish-presidentit Rugova dhe ideali i Adem Demaçit.

Në një fjalë rasti në seancën solemne për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Konjufca ka rikujtuar rrugën plot mund të popullit të Kosovës deri në çlirim e pavarësim.

“Në themelin e Kosovës qëndron heroizmi i Jasharajve, urtësia e Rugovës dhe ideali i Adem Demaçit”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës kishte duruar derisa bota demokratike u bind se aspirata e Kosovës ishte e drejtë dhe kur e pa që populli i Kosovës më parë e jep jetën sesa që i nënshtrohet Serbisë.

Konjufca ka thënë se kur ndërkombëtarët e panë që lufta ishte e pastë, ata e ndihmuan Kosovën për ta larguar Serbinë.

“Ne duruam deri kur bota demokratike u bind se kemi të drejtë. Kur bota e pa që më parë e japim jetën sesa nënshtrohemi para Serbisë dhe kur e pa që lufta jonë është e pastër, na ndihmoi për ta larguar dikatorin”, ka thënë Konjufca.

“Si popull, e kemi edhe durimin edhe guximin”, ka shtuar tutje ai.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk i harron aleatët pa të cilët rruga e Kosovës do të ishte e pamundur.

“Nuk i harrojmë miqtë tanë pa të cilët rruga jonë do të ishte e pamundur, veçanërisht SHBA-në dhe shtetet e BE-së. gjithashtu edhe NATO-n që e ndali gjenocidin e Serbisë në Kosovë.”, ka potencuar Konjufca.

Osmani: Prezenca ushtarake e Serbisë në Kosovë ka përfunduar një herë e përgjithmonë më 1999

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar që nga viti 1999, ndërsa ka kërkuar që të ruhet partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare.  

Në Seancën Solemne për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani, tha se gjaku i dëshmorëve e martirëve është bazament i lirisë.

“17 shkurti është arritura jonë më e madhe historike. Republike jonë po konsolidohet çdo ditë. Liria jonë nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës sonë. Sot përulemi  para brezave që iu dedikuan lirisë. Kujtojmë mbi të gjitha dëshmorët dhe martirët e lirisë gjaku i të cilëve është bazamenti i lirisë. Në zemër të rrugëtimit tone qëndron edhe forca e aleancave tona. Ju ishit me ne në çdo kohë. Ju kemi pranë pa as një dyshim në mbrojtje të sovraniteti e demokracisë. Aleanca me SHBA qëndron si shtylla më e rëndësishme. Siguria dhe paqja e qëndrueshme nuk vjen vetëm por si rezultat i bashkëpunimit. Prandaj ta ruajmë më zell frymën e bashkëpunimit”, tha Osmani.

“Lë të jetë e qartë se prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar një herë e përgjithmonë në vitin 1999. Heroi Afrim Bunjaku dha jetën e vete për t’i dhënë jehonë thënies se ‘Kosovë ne të dalim Zot’”, tha presidentja Osmani.

Në fjalimin para deputetëve të Kuvendit, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorë. Ajo ka falënderuar në mënyrë të veçantë këta të fundit, shtetet e të cilëve ndihmuan në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Në mënyrë të veçantë duhet tu falënderohemi miqve tanë të lirisë. Ju ishin me ne përgjatë rrugëtimit tonë kur na mohohej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për lirinë, kur u çliruam e kur ndërtuam institucionet tona demokratike. E ju kemi pranë pa asnjë dyshim edhe sot në mbrojtje të sovranitetit, të kufijve tanë, dhe demokracisë. Aleanca jonë me SHBA-në qëndron si shtylla më e fuqishme e shtetësisë sonë”, ka thënë ajo.

​Djali i heroit Afrim Bunjaku mysafir në seancën solemne për 16-vjetorin e pavarësisë

Djali i heroit Afrim Bunjaku është një nga mysafirët në seancën e sotme solemne që po mbahet me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

Ai në seancë po merr pjesë i shoqëruar nga xhaxhai i tij.

Kujtojmë se rreshteri policor Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës të dielën e 24 shtatorit, kur terroristët serbë kryen agresion ndaj Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ky sulm terrorist e akt agresioni u dënua nga autoritet në Kosovës e edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Udhëheqësi i grupit, krimineli dhe terroristi Milan Radojiçiq, i cili kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm ende është i lirë në Serbi. 

Osmani: Aleanca jonë me SHBA-në qëndron si një shtyllë e shtetësisë sonë

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj për Ditën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës ka thënë se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyllë e shtetësisë.

Osmani, para ambasadorëve të huaj në Kosovë, falënderoi të gjithë miqtë e Kosovës që ndihmuan atë.

“Në zemër të rrugëtimit tonë qëndron edhe forca e aleancave tona. Andaj, sot në mënyrë të veçantë dua t’u falënderohemi edhe miqve tanë – miqve të lirisë! Ju ishit me ne përgjatë gjithë rrugëtimit tonë; kur neve na mohohej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për liri, kur u çliruam dhe kur i ndërtuam institucionet tona demokratike dhe ju kemi pranë edhe sot në mbrojtje të sovranitetit e të kufijve tanë. Ndër këto aleanca, aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara qëndron si një shtyllë e shtetësisë sonë, ndërkaq rrugëtimi ynë drejt institucioneve euro-atlantike është i paalternativë.

“Këto partneritete, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta, kanë qenë dhe mbeten jetike për zhvillimin e shtetit tonë. Këto aleanca na kujtojnë se lufta jonë për liri e shënjuar me gjakun e të gjithë atyre që u sakrifikuan në mënyrën më sublime, dallohet edhe për mbështetjen e pakursyer e të shenjtë nga ata që ndajnë me ne angazhimin e përbashkët për demokraci, sovranitet dhe dinjitet. Kosova fitoi jo vetëm sepse kishte të drejtë, por edhe sepse veproi mençur e ndërtoi vizion dhe aleanca të bazuara në vlera”.

Presidentja Osmani uron nga Kuvendi: 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë.

“17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike. Është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e i stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj, për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja dhe harmonia janë thelbësore. Republika jonë e re po konsolidohet çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e tyre në botë”.

Për qytetarët e Kosovës,  Osmani tha se të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.

“Ky ideal i rrëmbeu zemrat e, shumë herë, edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, të cilën dhanë fort për këtë tokë dhe e mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E, ne do ta shpiem tutje atë, sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat