Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe kryeministrin malazez, Dusko Markoviq në Konferencën Ekonomike që ësht duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.
Haradinaj përmes një njoftomi në Facebook tha se ky takim është një mundësi e mirë për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim ekonomik e rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën europiane.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Rajoni ynë po lëvizë në drejtimin e duhur dhe në këtë dinamikë të re, bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona po intensifikohet, duke shtuar optimizmin në rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të Konferencës Ekonomike, që po mbahet në Budva të Malit të Zi, takova Kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe Kryeministrin malazez, Dusko Markoviq. Një mundësi e mirë për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik rajonal, si dhe për progresin e Ballkanit Perëndimor në perspektivën europiane.