Komod, i buzëqeshur dhe në formë jashtëzakonisht të mirë si basketbollist, Fisnik Rugova, anëtar i skuadrës më të trofeshëm në vend, Z Mobile Prishtina dhe i kombëtares së Kosovës. Diellza Kolgeci ka postuar një fotografi me shumë domethënie! Në mes është i dashuri i saj, Fisniku dhe krahas Didier Chabert, ambasador i Francës. Një fotografi sa një mijë fjalë, sidomos Diellza duket shumë sportive!
Diellza është e mishëruar me sport, si fëmijë është me skijim, pastaj edhe me sporte tjera, sidomos me tenis dhe siç dihet është aktore dhe modele! Ajo para pak ditësh, ka konfirmuar edhe shtatzëninë dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë. Fisi krejt përqendrimin e ka që me z Mobile Prishtina të kalojnë edhe një rund në garat evropiane përkatësisht në FIBA Europe Cup.