Ja kur mbahet Kupa e Kosovës në basketboll

Basketboll

Ja kur mbahet Kupa e Kosovës në basketboll

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:41
Pamje nga një ndeshje

Për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2018/19 që zhvillohet në datat 27 shkurt deri më 3 mars 2019.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;

b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;

c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;

d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtar për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;

f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në sallë dhe në transmetime televizive;

g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne;

h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;

i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turnout;

j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

k) të sigurojë një sallë të konferencave për mbajtjen e Kuvendit të FBK-së;

Fituesi i konkursit do të nënshkruaj kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat