Dardan Berisha flet para sfidës së sotme në Turqi

Basketboll

Dardan Berisha flet para sfidës së sotme në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:55
Dardan Berisha në veprim

 Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha, me Z Mobile Prishtina, pretendojnë rezultat të favorshëm në Izmir, kundër skuadrës turke Pinar Karsiyaka, ndeshje e xhiros së tretë e Grupit I të FIBA Europe Cup. 

Sfida luhet sonte në orën 18.30, kurse për prishtinasit është mjaft e vështirë. Berisha apo alfa e omega e klubit bardhekaltër, tha se do të japin maksimumin. “ E njohim rivalin se është ndër ekipet më të mira jo vetëm në grupin tonë, por ndoshta edhe në krejt ligën. E kanë ekipin komplet, me një buxhet tepër të madh dhe me një publik shumë të zjarrtë.

Image

Pamje nga stërvitja e Prishtinës në Turqi 

Këtu kemi ardhur me jap 100% edhe me u mundu me nxjerr rezultat pozitiv”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në rast të fitores së Prishtinës, a jeni më afër kualifikimit? “Çfarë rezultati që do të jetë kurrgjë nuk është ende definitive ose e sigurt, kështu që ka ende shumë për t’u luajtur”, përfundoi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat