Në Rahovec janë të mobilizuar për rregullimin sa më parë të palestrës sportive që të janë gati për sfidat e mëdha, për finalet e basketbollit të Kosovës.
”Derisa punimet në palestër janë dinamizuar në përgatitje të FINAL 8, i pari në histori të Komunës sonë, ju njoftojmë që nga sot dhe deri në përfundim të kompeticionit që është me 3 mars, në këtë faqe zyrtare të klubit tonë në facebook do të njoftoheni më shumë edhe për gjitha përgatitjet që po bëhen për FINAL 8 që fillon me 27 shkurt. Klubi, qyteti të gjithë të mobilizuar për këtë ngjarje të rëndësishme.
Së bashku mundemi”, shkruan në faqen e klubit të basketbollit Rahoveci.