Të rejat e fundit nga stafi mjekësor i LA Lakers kanë gëzuar jashtëzakonisht shumë tifozët e skuadrës.
LeBron James i ka munguar skuadrës së Lakers qysh nga ndeshje e Krishtlindjes, kundër Golden State Warriors.
“Mbreti” në atë ndeshje pësoi një lëndim në ije dhe nuk është rikthyer që atëherë, duke e lënë skuadrën e hendikepuar.
Por, sot skuadra nga Los Angeles ka pranuar një lajm të mirë, pasi thuhet se ylli James do të kthehet për ndeshjen e së enjtes.
Gjatë së enjtes do të zhvillohet derbi i Los Angeles, ndërmjet LA Lakers dhe LA Clippers.
Skuadra e udhëhequr nga Luke Walton shpreson që në atë ndeshje të llogarisë edhe në LeBron James.