Golden State më të mirë se LA Lakers-at

Basketboll

Golden State më të mirë se LA Lakers-at

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:11
Golden State më të mirë se LA Lakers-at

Skuadra kampione e Golden States ka fituar 115:101 ndaj LA Lakers-ave, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje me luhatje, ku Warriors dominoi në pjesën e parë, ndërsa në periodën e tretë ishin miqtë ata që udhëhiqnin në fushë. Por gjithçka u vendos në minutat e fundit, ku u dalluan Thompson me 28 pikë e Durant me 27, ndërsa Cousins e mbylli me 18 pikë.

Mirë u paraqitën edhe lojtarët e stolit, nga ku erdhën 30 pikë. Te Lakers u ndje shumë mungesa e LeBron James, në bankë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Ingram me 20 pikë, ndërkohë që të pestë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Me fitore replikon edhe Denver, që mundi në sekondat e fundit 107:106 Minnesota jashtë fushe dhe qëndron në vendin e dytë në Perëndim. Towns realizoi 31 pikë për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denver u dalluan Beasley me 22 pikë e Barton me 20.

Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukees, që triumfoi 131:115 në fushën e Washingtonit, ndeshje ku diferencën në parket e bëri i zakonshmi Antetokounmpo, që realizoi 37 pikë. Fiton edhe skuadra e Indiana, që falë 31 pikëve të Bogdanoviqit mundi 95:88 Miami. Skuadra e San Antonios qëndron mes ekipeve më të mira pas fitores 113:108 ndaj New Orleans. 6 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge që ishte shënuesi më i mirë, autor i 25 pikëve. Vazhdon momenti i mirë i Houston, që mundi 125:98 Utah Jazz në shtëpinë e këtij të fundit,

Rezultatet

Detroit-LA Clippers   101:111

Charlotte-Chicago       125:118

Orlando-Brooklyn       102:89

Washington-Milwaukee       115:131

Cleveland-Dallas         98:111

Miami-Indiana   88:95

Golden State-LA Lakers       115:101

San Antonio-New Orleans   113:108

Minnesota-Denver       106:107

Phoenix-Atlanta 112:118

Utah Jazz-Houston      98:125

Sacramento-Philadelphia     115:108

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat