Walton do ta mbyllë këtë sezon si trajneri i Lakers-ave - Bota Sot
Walton do ta mbyllë këtë sezon si trajneri i Lakers-ave

Basketboll

Walton do ta mbyllë këtë sezon si trajneri i Lakers-ave

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Walton do ta mbyllë këtë sezon si trajneri i Lakers-ave

Luke Walton do ta mbyllë këtë sezon si trajneri i Lakers. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “Los Angeles Times”, që i referohet burimeve nga klubi kalifornian. Trajneri ka qenë në qendër të kritikave këtë sezon, teksa Lakers nuk po bindin me lojën e tyre, duke rrezikuar play off-in. Deri më tani, ekipi ka arritur 28 fitore e 29 humbje, duke qenë jashtë zonës play off.

Sipas mediave amerikane, ka patur një takim mes presidentit Jeanie Buss, shefit të skuadrës Magic Johnson dhe menaxherit Rob Pelinka. Ata kanë rënë dakord që Walton të vazhdojë në këtë detyrë deri në fund të sezonit.

“Asgjë nuk do të ndodhë me trajnerin. Luke do ta mbyllë sezonin, pasi drejtuesit besojnë tek ai”, kanë thënë burime nga ekipi i Lakers.

Ky është edicioni i tretë për Luke Walton si trajner i Lakers, një ekip që ka ardhur në rritje nga sezoni në sezon, por pa u kualifikuar në play off, në NBA. Këtë vit, ekipi është penalizuar edhe nga disa dëmtime, si ato të LeBron James, Rajon Rondo apo Lonzo Ball. Kohët e fundit u përfol se ai do të largohej nga detyra, pasi kjo ishte edhe dëshira e “King James”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat