Bashkimi i fortë për Lipjanin, fiton edhe Ponte Prizreni

Basketboll

Bashkimi i fortë për Lipjanin, fiton edhe Ponte Prizreni

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Foto nga ndeshja

Bashkimi dhe Ponte Prizreni kanë arritur fitore në xhiron e 19 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitore të lehtë ndaj Lipjanit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bashkimi fitoi me rezultat të thellë 102:77, duke dominuar në tre çerekët e fundit, kurse ai i pari i takoi mysafirëve (21:22, 25:16, 33:15, 23:24).

Më i dalluari te Bashkimi ishte Steven Haney me 24 pike, 7 kërcime dhe 5 asistime, kurse te Lipjani më i dalluari ishte Musab Mala me 21 pike, 7 kërcime dhe 4 asistime.

Fitore ka marrë edhe Ponte Prizreni, që e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Rahovecit me rezultat 68:85.

Më i dalluari te Ponte Prizreni ishte Blend Matoshi me 20 pikë, 8 kërcime e 1 asistim.

Te Rahoveci koshashënuesi më i mirë ishte Frederick Richardson me 21 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat