Ndërpritet ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina

Basketboll

Ndërpritet ndeshja Golden Eagle Ylli – Z Mobile Prishtina

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 21:35
Ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës

Ndeshja ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Z Mobile Prishtinës është ndërprerë 1.02 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur rezultati ishte 68:64 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti, njofton Insporti.com.

Ndërprerja ka ndodhur në momentin kur gjyqtarët kanë gjykuar një gabim teknik për trajnerin e Golden Eagle Yllit, Arben Krasniqi. Mirëpo, të pakënaqur me këtë vendim, një pjesë e shikuesve kanë hedhur gjësende të ndryshme në parket.

Gjyqtarët kanë kërkuar që palestra të zbrazet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe më pas ata kanë marrë vendim për ndërprerjen e ndeshjes.

Gjyqtarë të ndeshjes ishin: Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Elion Obërtinca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat