Klubi i basketbollit Prishtina (femrat) përgatitet maksimalisht për sfidën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kundër kampiones në fuqi Bashkimi nga Prizreni, e cila do të zhvillohet në Rahovec.
Sonte në orën 20.00 në palestrën në Shkup, fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të luajë miqësore me kampionen në fuqi të Maqedonisë Veriore, Badel.
Për trajnerin e Prishtinës, Fidan Shatri, është një test i mirë, të shoh formën e secilës lojtare dhe në anën tjetër paraqet edhe një kërcënim për Bashkimin. Shatri i bën me dije Bashkimit se skuadra e tij do t’i dal dardhë me bisht!