Rugova: Kosova ka përparësi të madhe

Basketboll

Rugova: Kosova ka përparësi të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:42
Rugova: Kosova ka përparësi të madhe

Basketbollisti i kombëtares së Kosovës,  Fisnik Rugova, me bashkëlojtarë janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, që t’iu revanshohen Rumanisë për humbjen që pësuan me rezultat 88:83 pikërisht me 29 nëntor të vitit të kaluar në Oradea. “Kemi disa ditë që jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje. Jemi shumë më të motivuar që ti mposhtim si vendas.

Në Rumani kemi humbur me një diferencë të vogël, mirëpo si vendas luajmë shumë më mirë me përkrahjen e tifozëve ‘Dardanëve’ dhe besoj që do të arrijmë fitoren. Po përgatitemi maksimalisht taktikisht për këtë ndeshje dhe i dimë pikat e dobëta të tyre, duhet t’i shfrytëzojmë”, tha Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ku janë përparësitë e Kosovës? “Kosova si vendas ka përparësi të madhe dhe fondi i lojtarëve këtë lojë po ashtu ardhja e përforcimit të ri, besoj që kemi mundësi të mirë” përgjigjet Rugova. Ballafaqimi mes Kosovës e Rumanisë luhet të dielën e 24 shkurtit (20.30), në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme e grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat