Ylli e pret Ponte Prizrenin

Basketboll

Ylli e pret Ponte Prizrenin

Më: 29 mars 2019 Në ora: 18:01
Pamje nga një ndeshje

Golden Eagle Ylli e pret Ponte Prizrenin në palestrën sportive “13 Qershori”, ku do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 25-të, me fillim nga ora 17:00.

Poashtu, të shtunën është në program dueli tjetër në mes Bashkimit  dhe Z Mobile Prishtinës që do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën e Prizrenit’.

AFK Borea është nikoqire e Lipjanit, takim ky që luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë duke filluar nga ora 14:00.

Ndërkaq të dielën me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, në mes Rahovecit dhe Trepçes, ndeshje kjo e cila pritet të sjell rivalitet të madh në parket.

Duhet theksuar se pas 24 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 48 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 41 pikë, Rahoveci në të tretën me 39 pikë dhe Ponte Prizreni në të katërtën me 36 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat