Paul George i dhuron fitoren Oklahomas përballë Rockets - Bota Sot
Paul George i dhuron fitoren Oklahomas përballë Rockets

Basketboll

Paul George i dhuron fitoren Oklahomas përballë Rockets

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:13
Një triumf dramatik për Oklahoma City Thunder përballë Houston Rockets me rezultat 112-111.

Fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Oklahoma City Thunder.

Një triumf dramatik për Oklahoma City Thunder përballë Houston Rockets me rezultat 112-111.

Hero i Thunder ishte Paul George me tre pikëshin e realizuar 1.9 sekonda para fundit të takimit. George e mbylli ndeshjen me 27 pikë të realizuara, kurse kontribut të madh ka dhënë edhe Russell Westbrook me triple-double, 29 pikë, 10 asistime dhe 12 kërcime.

Për Houston Rockets, më i miri ishte James Harden me 39 pikë, por të pamjaftueshme për fitore. Donovan Mitchell ka shpërthyer duke shënuar 46 pikë në fitoren që Utah Jazz mori kundër Denver Nuggets. Kjo përballje, që pritej të ishte nga më interesantet, përfundoi me rezultatin 118-108.

Golden State Warriors kanë fituar kundër New Orleans Pelicans me rezultatin 112-103.

Ajo që shqetëson Warriors, është largimi i hershëm i Stephen Curry nga fusha për shkak të një lëndimi. Pa Kevin Durant dhe Klay Thompson në parket, ishte DeMarcus Cousins me 21 pikë ai që spikati për kampionët në fuqi.

Toronto Raptors mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 120-100 dhe ishte Kawhi Leonard, autor i 20 pikëve, lideri i kanadezëve.

Boston Celtics ka regjistruar fitoren e 49-të duke mundur Washington Wizards,116-110.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...