FBK, vizitë inspektuese në palestrën “Minatori” për ndeshjet kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut     

Basketboll

FBK, vizitë inspektuese në palestrën “Minatori” për ndeshjet kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut     

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:04
FBK, vizitë inspektuese në palestrën “Minatori” për ndeshjet kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut     

Zyrtarë të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën e kanë zhvilluar vizitën inspektuese në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku janë pritur nga zyrtarët e KB Trepça, Naim Hajrizi-Drejtor dhe Kemajl Muja-Sekretar, si dhe më pas të gjithë së bashku janë takuar me zyrtarë të Komunës së Mitrovicës.

Delegacioni i FBK-së, përbëhej nga Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, të cilët janë pritur nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, dhe  drejtori i Qendrës Multifunksionale “OMNI SPORT”, Nysret Qubreli.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth mënyrës së organizimit të ndeshjeve që Përfaqësuesja A e Kosovës me vendim të Bordit të FBK-së, ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do ti zhvilloj në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Me këtë rast nënkryetari Mujka ka falënderuar përfaqësuesit e FBK-së për vizitën në Mitrovicë, por edhe për përzgjedhjen e qytetit të Mitrovicës për organizimin e ndeshjeve të Përfaqësueses A të Kosovës. Po ashtu ai ofroi të gjitha mundësitë e komunës për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.

Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku falënderoi nënkryetarin Mujka për mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirë që kanë nga ana e komunës, dhe përkushtimin maksimal në organizimin e ndeshjeve që zhvillohen në qytetin e Mitrovicës. Prandaj Dushku kërkoi që edhe në këto ndeshje të ketë organizim të mirë dhe gjithçka të shkojë më së miri.

Ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës do të zhvillohen në palestrën “Minatori” me datat 7 gusht dhe 14 gusht 2019 ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Ndërkaq pas vizitës inspektuese në palestrën “Minatori” zyrtarët e FBK-së e kanë njoftuar KB Trepçën dhe Komunën e Mitrovicës për investimet që duhen bërë në mënyrë që të plotësohen kriteret e FIBA-s për organizimin e ndeshjeve në këtë palestër.

Në fakt këto kritere janë elementare për zhvillimin e ndeshjeve me karakter ndërkombëtar.

- Konstruksionet e koshave FIBA Level 1 për garat ndërkombëtare;

- Semaforët tregues të kohës së sulmit dhe kohës së ndeshje, për garat nërkombëtare;

- Pajisjet ndriçuese LED për skadim të kohës së sulmit (ngjyrë e verdhë);  

- Pajisjet ndriçuese LED për skadim të kohës së ndeshjes (ngjyrë e kuqe);

- Semaforët anësor;

- Tabela e konstruksionit (rezervë) në rast të dëmtimit të atyre të vendosura në konstruksion;

- Ngjyrosja e hapësirave kufizuese brenda fushës dhe jashtë fushës së basketbollit;

- Tavolina zyrtare (në 2 nivele për gjyqtarët ndihmës);

- Mbrojtëset për pankinat e ekipit kundërshtar;

-  Mbrojtësja për largimin e ekipit kundërshtar;

- 300 ulëse VIP;

-  Furnizimi me printer laptop për mbajtjen e statistikave të ndeshjes dhe printimin e tyre;

-  Mbulimi i vijave kufizuese të sporteve të tjera (hendboll, volljeboll);

-  Rregullimi i hapësirave të korridoreve dhe zhveshtoreve të lojtarëve;

- Pajisjet për dhomën e dedikuar doping-kontrollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat