Basketbollisti malazez bëhet lojtari më i paguar në Evropë: Dikur thoshte kurrë nuk do të luajë për Barcelonën

Basketboll

Basketbollisti malazez bëhet lojtari më i paguar në Evropë: Dikur thoshte kurrë nuk do të luajë për Barcelonën

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:43
Foto

Nikola Mirotic u paraqit në një konferencë për shtypi në qytetin e Barcelonës. Reprezentuesi spanjoll, i rikthyer nga liga NBA, ku luajti te Milwaukee Bucks, është bërë lojtari më i paguar basketbollit në Evropë.

Malazezi ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për zgjatje edhe për një vit, sipas të cilës do të fitojë 9 milionë euro në vit (bruto), e cila është rreth pesë milion sosh neto.

“Epoka e re. Në fund të sezonit kam pasur një mundësi që të kthehem. Pas reflektimit të gjatë kam kuptuar se çdo gjë funksionon në mënyrë të përkryer dhe se ky është vendimi më i mirë që mund të bëjë’,’ tha gjatë prezantimit.

“Barcelona gjithmonë ka presion që të fitojë tituj dhe kjo është një nga arsyet pse e kam pranuar ofertën. Kam pasur oferta nga disa klube të tjera evropiane, por oferta e Barcelonës ishte më e mira. Doja të kthehesha dhe e bëra”, tha Mirotic.

Para se të shkonte në NBA, basketbollisti ishte lojtari i Real Madridit, ku atëbotë kishte deklaruar se kurrë nuk do të luante për Barcelonën.

“Atëherë kam qenë një tjetër Nikola. Unë kam dhënë gjithçka për klubet ku kam luajtur. Nuk më interesojnë lojtarët e Realit “, përfundoi ai. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat