Mulaomeroviq publikon listën e Kosovës kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut

Basketboll

Mulaomeroviq publikon listën e Kosovës kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 13:22
Mulaomeroviq publikon listën e Kosovës kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut

Përzgjedhësi i Kosovës, Damir Mulaomeroviq, ka zgjedhur 12 basketbollistët që do të luajnë në ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe, në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova më 3 gusht ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim, derisa më 7 gusht në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të ballafaqohet me Britaninë e Madhe.

Më 14 gusht e pret Luksemburgun në Mitrovicë, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë së Madhe më 17 gusht.

Fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Lista

Divine Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

Erjon Kastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Meriton Ismaili

Dardan Kapiti

Samir Zekiqi

Damir Mulaomeroviq Trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat