FIBA edhe zyrtarisht me vendim për Pejën - Bota Sot
FIBA edhe zyrtarisht me vendim për Pejën

Basketboll

FIBA edhe zyrtarisht me vendim për Pejën

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:35
FIBA edhe zyrtarisht me vendim për Pejën

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka njoftuar edhe zyrtarisht se, Klubit të Basketbollit Peja i është larguar dënimi, dhe tashmë ka të drejtë të transferojë dhe regjistrojë lojtarë për edicionin e ri.

Ditë më parë dënimi i është larguar edhe klubit të Bashkimit, me kusht që do t’i përmbahet marrëveshjes me FIBA-n.

Peja edicionin e ri do të rikthehet në garat e Superligës së Kosovës në basketboll dhe kjo pritet të bëjë shumë interesante garat në elitë.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë si mysafir i Ponte Prizrenit, kurse takimin e parë në shtëpi do ta zhvillojë në xhiron e tretë ndaj Sigal Prishtinës.

Edicioni i ri i Superligës që fillon më 28/29 shtator pritet të jetë shumë interesant, me shumë derbi dhe shumë shikues në tribuna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...