LeBron James, Klay Thompson e Steph Curry vendosin për Lojërat Olimpike - Bota Sot
LeBron James, Klay Thompson e Steph Curry vendosin për Lojërat Olimpike

Basketboll

LeBron James, Klay Thompson e Steph Curry vendosin për Lojërat Olimpike

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:43
LeBron James, Klay Thompson e Steph Curry

Yjet e NBA duket se kanë vendosur nëse do t’i përfaqësojnë ose jo SHBA-të në Lojërat Olimpike 2020.

Në Kampionatin Botëror i cili u mbajt në Kinë gjatë këtij muaji, kemi parë një rënie të madhe të SHBA-ve, të cilët nuk arritën të sigurojnë as fazën gjysmëfinale.

Arsyeja për këtë rënie mund të ishte edhe refuzimi i ftesave nga yjet kryesorë të NBA, si LeBron James, Steph Curry, Anthony Davis, Damian Lillard e shumë të tjerë.

Por, duket se tjetër qasje nga këta yje do të ketë për Lojërat Olimpike të cilat do të zhvillohen në vitin 2020.

Sipas raportimeve të ‘Clutchpoints’, LeBron James, Steph Curry e Klay Thompson janë të interesuar të luajnë në Olimpiadën 2020.

Duket se yjet e NBA vlerësojnë shumë më lart Lojërat Olimpike sesa organizimet e FIBA, konkretisht Kampionatin Botëror, të cilin e injoruan totalisht.

Sigurisht, me emra të tillë që janë të interesuar të përfaqësojnë SHBA-të, ata janë favoritët kryesorë për triumfin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...