Kosova e nis turneun me fitore bindëse

Basketboll

Kosova e nis turneun me fitore bindëse

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:32
Kosova e nis turneun me fitore bindëse

Kosova U15 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me fitore bindëse turneun në Maqedoninë Veriore. Dardanët e rinj triumfuan ndaj Rumanisë me rezultat 75:49.

Kosova dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Eliot Peci shënoi 18 pikë, derisa Rron Dahsyla realizoi 15.
Ndërkohë, Kosova U15 te femrat ka pësuar nga Rumania 32:71. Takimin e radhës e zhvillon sonte ndaj Turqisë nga ora 21:00.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës.
Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat