Rahoveci sërish sfidohet nga Prishtina

Basketboll

Rahoveci sërish sfidohet nga Prishtina

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:49
Rahoveci sërish sfidohet nga Prishtina

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll fillon të premten me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit, që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00. Kjo përballje zhvillohet në Gjakovë për shkak se palestra në Prizren është e zënë, derisa të shtunën do të përballen Golden Eagle Ylli-Feronikeli.  

Të dielën nga ora 17:00 takohen Ponte Prizreni me Pejën, që është rikthyer në Superligë dhe kjo pritet të bëjë shumë interesant këtë edicion.  

Java e parë mbyllet me super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Ky takim zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”. Këto dy skuadra u takuan edhe në Superkupë, derisa edicionin e kaluar ishin ndeshur edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Trepça do të pushojë në xhiron e parë. 

Në këtë edicion do të zhvillohen 36 xhiro gjithsej, derisa dy skuadrat e fundit bien nga elita, kurse skuadra e shtatë e renditjes në Superligë do të takohet me finalistin e Ligës së Parë, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.  

Java 1 

E premte  

19:00 Bashkimi-Lipjani në Gjakovë 

E shtunë  

19:00 GoldenEagle Ylli-Feronikeli 

E diel 

17:00 Ponte Prizreni - Peja 

19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina 

Trepça / pushon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat