Historia rrënqethëse e trajnerit të mirënjohur në Kosovë, Fikret Shatri, dikur basketbollist i shquar i klubit Sigal Prishtina dhe edhe ish reprezentues i Kosovës.
Shatri siç e thërrasin Komandant, është njeriu më me fat në jetë, pra që është gjallë sot. Ai e kishte pa vdekjen me sy në vitin 1998 dhe pothuajse ishte pajtuar me at fat në vitin 1998!
Fikret Shatri dhe Avni Shala
Shatri së bashku me shokun e ngushtë Avni Shalën kishin rënë në një kurth, u zunë të armatosur dhe u arrestuan nga milicia e pushtuesit serb. Ata ishin dërguar në stacionin famëkeq të milicisë së asaj kohe në Pejë.
Shatri dhe Shala u torturuan rëndë nga inspektorët e shërbimit të pushtuesit serb. Siç tregojnë, në orët e mesnatës, Shatri kishte shfrytëzuar një mundësi shumë të vogël dhe krejt fal zgjuarsisë së tij, kishte rrezikuar aq shumë, sa kishte hapur dritaren e kishte kërcyer nga kati i tretë!
Ai bie në tokë por shpëton, megjithatë pëson edhe lëndime të rënda, edhe ashtu i përgjakur nga rrahja që i kishte ndodhur nga sigurimi serb, Shatri futet nëpër oborre të shtëpive shqiptare dhe arratiset, më vonë sërish i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Avniu mbetet brenda, i rrahur mizorisht dhe e dënojnë disa vite me burgim.
Është një jetë interesante e këtyre protagonistëve që dhanë shumë për atdheun dhe sot janë të lumtur që i shpëtuan vdekjes, e që shohin Kosovën shtet të njohur ndërkombëtarisht.