Tjetër ndeshje, tjetër rekord për LeBron James - Bota Sot
Tjetër ndeshje, tjetër rekord për LeBron James

Basketboll

Tjetër ndeshje, tjetër rekord për LeBron James

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:00
LeBron James

LeBron James po vazhdon të dominojë në parketin e NBA.

James numëron sezonin e tij të 17-të, por në lojën e tij nuk shihen shenja të ngadalësimit, përkundrazi, ai duket akoma më superiorë.

‘Mbreti’ dhuroi perfromancë spektakolare edhe në ndeshjen kundër Miami Heat, të cilën Lakers e fituan me rezultatin 95-80.

Në këtë ndeshje, ylli i Lakers shënoi 25 pikë (12 erdhën në qerekun e katërt), si dhe shtoi 4 kërcime e gjashtë asistime.

Me këto shifra, James ka vendosur një rekord, të cilin në histori të NBA e mbajnë vetëm dy lojtarë të tjerë.

James numëron 1000 ndeshje me 20+ pikë të regjistruara. Para tij janë vetëm Abdul Jabbar me 1122 dhe Karl Malone me 1134.

‘Mbreti’ ka një synim. Ta thyej ‘mitin’ Michael Jordan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat