Toronto Raptors të përgjysmuar kanë ndalur serinë e fitoreve të LA Lakers në Kaliforni mbrëmë.
Ekipi i Nick Nurse arriti të befasojë të gjithë, duke treguar se ata ende kanë atë që duhet për të garuar me ekipet më të mira në ligë.
Rezultati përfundimtar ishte 113-104 për Raptors, me periudhën e katërt që vendosi lojën.
Pa Kyle Lowry për shkak të thyerjes së gishtit të madh dhe Serge Ibaka, i cili ka probleme me këmbën, shumë besuan se Lakers do të vazhdonin rrugën e fitoreve. Por nuk ndodhi kështu.
Pascal Siakam kishte 24 pikë, dhe ishte aty në të gjitha momentet e rëndësishme të kësaj ndeshje. Fred VanVleed gjithashtu pati një double-double me 23 pikë dhe 10 asistime, duke rrëmbyer edhe 7 kërcime.
Ndërkohë, Lakers udhëheqeshin nga Anthony Davis, i cili kishte 27 pikë dhe 8 kërcime. LeBron shtoi një tjetër triple-double në koleksionin e tij, por me vetëm 15 pikë. Përveç kësaj, LBJ kishte 15 asistime dhe 13 kërcime. ‘Mbreti’ u përjashtua në periudhën e fundit, dhe ky ishte momenti kur rezultati u kthye në favor të mysafirëve.