Sigal Prishtina mysafir i Apoel-it - Bota Sot
Sigal Prishtina mysafir i Apoel-it

Basketboll

Sigal Prishtina mysafir i Apoel-it

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:21
Sigal Prishtina mysafir i Apoel-it

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro. Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit nga tri ndeshje kanë një fitore dhe tre humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje.

Për bardhekaltrit kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.

Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16.

Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edcion.

Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale. Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat