Sigal Prishtina humb hapin për vend të dytë - Bota Sot
Sigal Prishtina humb hapin për vend të dytë

Basketboll

Sigal Prishtina humb hapin për vend të dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:41
Sigal Prishtina

Skuadra e baaketbollit gjerman Bayreuth shënon fitore 93:68 (23:13, 18:23, 22:15, 30:17)  kundër kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina (meshkujt)  në takimin që u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Dhjetë minutat e fundit ishin fatale për Prishtinën për faktin se rivali u shkëput në rezultat, sidomos në minutën e 36-të kur gjermanët avancuam me 83:59. 

Ventspils udhëheq renditjen me 10 pikë, pasojnë Bayreuth me 8, Sigal Prishtina 7 dhe Apoel Nikosia 5 në kuadër të grupit C të kualifikueseve të FIBA Europe Cup.

Me këtë humbje Prishtina humb hapin për vend të dytë, ndërsa Ventpils dhe Bayreuth kanë siguruar kualifikimin më tej një xhiro pa përfunduar faza grupore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat