Fitojnë edhe Nuggets

Basketboll

Fitojnë edhe Nuggets

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:31
Fitojnë edhe Nuggets

Kawhi Leonard i shënoi 28 pikë, ndërsa Paul George i shënoi 17 nga 26 pikët e tij në çerekun e parë të ndeshjes që përfundoi me fitore 114:99 të Los Angeles Clippers kundër nikoqirit Dallas Mavericks.

Skuadra e Clippers fitoi 114-99 ndaj Dallas, duke ndjekur hap pas hapi fqinjët e Lakers në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

Ndeshja u dominua dhe fitua me meritë nga skuadra mysafire, që gjatë gjithë kohës pati epërsi në fushë.

Më i miri për Clippers ishte Leonard me 28 pikë, mbështetur nga George me 26 pikë e Lou Williams me 21 pikë.

Mirë po paraqitet edhe skuadra e Denver Nuggets, një tjetër pretendente në Perëndim, që sot mundi 117-104 Washington Wizards.

Vendasit u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren. Diferencën për Nuggets e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat