Largohet nga Prishtina

Basketboll

Largohet nga Prishtina

Më: 2 janar 2020 Në ora: 15:22
Largohet nga Prishtina

Ndihmëstrajneri Andi Rashica është larguar nga klubi i basketbollit Sigal Prishtina.

“Gjatë gjithë këtyre viteve jeta më dha një dhuratë të shkëlqyeshme, të punoja me ju, të kemi afër tifozë si ju dhe të shijojmë historinë që krijuam; Ligën Ballkanike, Champions League, Fiba Europe Cup, tituj, kupa, superkupa.

Unë isha një nga ju dhe jam shumë i privilegjuar. Mirëpo për t’i mbrojtur parimet e mia dhe për ta respektuar veten, po lë diçka që e dua shumë, shtëpinë time.

Do të më mungoni shumë, ju uroj të gjitha të mirat dhe do t’iu shoh së shpejti sepse nuk do të jem kurrë larg. Faleminderit KB Prishtina, faleminderit Plisat”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat