Morina në Rahovec: Jam shumë i lumtur që po rikthehem

Basketboll

Morina në Rahovec: Jam shumë i lumtur që po rikthehem

Më: 3 janar 2020 Në ora: 18:25
Morina në Rahovec: Jam shumë i lumtur që po rikthehem

Ish-basketbollisti i Rahovecit, Altin Morina bashkohet sërish me "kaltër e bardhët", por tani në një situatë shumë më të favorshme.

Së fundi ai ishte pjesë e Yllit, me të cilin sot konfirmoi 'divorcin'.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, Morina u shpreh i kënaqur me rikthimin në qytetin e rrushit, teksa beson se ky do të jetë vit i titullit për "Vreshtarët".

"Jam shumë i lumtur që po rikthehem në Rahovec, kësaj radhe në një super-ambient në "Mizahir Isma", e ku me ndihmën e tifozëve besoj se do të jetë edicion i trofeve", tha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat