Kosova udhëton me dy mungesa për përballjen me Luksemburgun - Bota Sot
Kosova udhëton me dy mungesa për përballjen me Luksemburgun

Basketboll

Kosova udhëton me dy mungesa për përballjen me Luksemburgun

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:05
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, dje ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese ndaj Islandës me rezultatin 80:78.

Ishte kjo fitorja e parë në grup për Dardanët, të cilët sot kanë udhëtuar drejt Luksemburgut, aty ku i pret sfida e radhës.

E për këtë ndeshje, trajneri i Kosovës, greku Marmarinos, ka bërë disa ndryshime në listën e të ftuarve.

Tashmë, amerikani Shawn Jones do të jetë jashtë liste së bashku me pllejmekerin Leonard Mekaj.

Jones, është lënduar dje në çerekun e parë, ku po shkëlqente me pikët e tij.

E vendin e tyre tashmë e kanë zënë dyshja e njohur, Altin Morina e Meriton Ismaili.

Kosova, do të luajë ndaj Luksemburgut, të dielën nga ora 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat