Kosova para sfidës së madhe - Bota Sot
Kosova para sfidës së madhe

Basketboll

Kosova para sfidës së madhe

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:57
Kosova para sfidës së madhe

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova të dielën do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim.

Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm.

Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy kombëtaret e para të grupit kalojnë tutje.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët janë të motivuar për të fituar.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.

Ndeshja Luksemburg-Kosovë zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat