Blerim Krasniqi, i shqetësuar 

Basketboll

Blerim Krasniqi, i shqetësuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:34
Blerim Krasniqi, i shqetësuar 

Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit, ka disa shqetësime e pyetje në lidhje me Ligën Ballkanike që pritet të rifillojë dhe të mbahet edhe në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë! “Ballkan liga rifillon ne fund të shtatorit dhe finalja në Pejë?

Tani kur është pezulluar kampionati në të dyja konkurrencat te meshkujve dhe te femrave në Superligë.
Shtrohet pyetja, se a bie në desh me ndërprerjen e kampionatit tek ne, dhe se sa do të ketë kjo efekte dhe leverdi. Mbete të shikohet? Unë jam skeptik i madh.

Unë në disa prononcimet e mia të mëparshme e kam cek se kjo ligë (Ballkan Liga) është një ligë ”Puro” komerciale dhe se çdo vite në vijim po i bie interesimi si dhe popullariteti. Drejtori i kësaj lige Shtriks e ka dëshmuar se gradualisht duke kaluar vitet kësaj lige i ka ra interesimi dhe nuk është joshëse me si ma parë. Për ekipet e vendeve me nam në Ballkan, si dhe me gjer. Së fundmi nga kjo ligë u larguan dhe dy ekipet tona Sigal Prishtina dhe Rahoveci.

Kjo u bë për shkak se kostoja e pjesëmarrjes ishte shumë e lartë ndërsa shpërblimet apo fituesi i kësaj gare u shpërblente shumë pak, apo një shpërblim simbolik. Kështu që as pjesëmarrja s'kishte me ndonjë rivalitet apo arsyshmeri, për me qenë pjesë e kësaj lige.

Mbetet të shikohet se si do vijojnë gjërat, mirëpo unë jam shumë skeptik, se si do të jetë vazhdim i kësaj lige, e cila më ka humbur arsyeshmërinë e te qenurit pjesë e saj”, shpreh shqetësimet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat