Edhe femrat në sportet me dorë, si në basketboll, hendboll e volejboll, kush më shumë e kush më pak kanë dhënë kontributin e tyre në kohën e Gjeneratës së Republikës.
Në vitet e 90-ta, Kosova ishte e rrethuar në të katërt anët nga pushtuesi serb, por sportistët e sportistet nuk i ndalen aktivitetet sportive por i zhvilluan ato me krenari.
Vlora Braha i takon Gjeneratës së Republikës. Ajo ka qenë prej basketbollisteve më të spikatura në vitet e 90-ta.
Vlora ndihet krenare që i takoi asaj Gjenerate të sakrificës. Ish basketbollistja mitrovicase me shumë shoqe e sfiduan regjimin kriminal serb, duke i zhvilluar garat në kuadër të republikës së Kosovës.