NBA mbyll dhomat e zhveshjes

Basketboll

NBA mbyll dhomat e zhveshjes

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 11:28
NBA mbyll dhomat e zhveshjes

Ditët kur yjet e NBA-së zbrisnin në fushë për të bërë nxehmjen para ndeshje me uniforma dosido, sipas kontratave që ata kishin me sponsorë të ndryshëm, kanë përfunduar. Të paktën për momentin.

Kjo gjë nuk do të ndodhë në Orlando, ku nga 30 korriku do të rinisin ndeshjet e kampionatit, të ndërprera që në mars për shkak të koronavirus.

NBA ka miratuar një protokoll, i cili detyron lojtarët të paraqiten në fushën e lojës të veshur me uniformën e ndeshjes. Madje të gjithë basketbollistët do të jenë të veshur me uniformën e lojës që në momentin që dalin nga dhoma e tyre e hotelit. Kjo masë merret për të reduktuar në maksimum veprimet në grup në dhomat e zhveshjes.

Për këtë arsye, çdo lojtar do të përgatitet që në dhomën e tij të hotelit dhe më pas do të hipë në autobus i veshur me uniformën e ndeshjes. Sipas NBA-së, kështu respektohet distancimi social, për të reduktuar edhe kohën që lojtarët të qëndrojnë së bashku. Gjithsesi, jo të gjithë lojtarët e kanë mirëpritur këtë vendim të NBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat