Në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë

Basketboll

Në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:53
Në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, të premten nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.

Gjithashtu në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Kosova do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse Dardanët janë mysafirë të Luksemburgut.  

Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve, Granit Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat