Sylejmani: Sportistët, a e dini pse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës?

Basketboll

Sylejmani: Sportistët, a e dini pse janë të rrezikshëm për shtetin e Kosovës?

Nga: K. G. Më: 30 korrik 2020 Në ora: 16:07
Majtas Fidan Shatri, në mes Ibrahim Karabeg dhe djathtas Albert Sylejmani

Trajneri i basketbollit, Albert Sylejmani,  ka bërë një analizë shumë interesante, duke prekur shumë çështje me të cila po preokupohen edhe sportistët e Republikës së Kosovës.

“Sportistët, a e dini pse janë të rrezikshëm për shtet?
1. Sepse dilerëve nuk ju blejnë substanca narkotike,

2. Nuk blejnë barna për ta ngritur (përmirësuar) imunitetin për shkak se atë e bëjnë nëpërmjet sportit,

Image

3. Alkooli shitet më pak sepse pak sportistë e konsumojnë atë dhe kështu e dëmtojnë buxhetin e shtetit,
4. Nuk janë të denjë të na përfaqësojnë në arenën ndërkombëtare ashtu siç e bëjnë politikanët tanë,
5. Ka shumë sportistë të infektuar dhe pikërisht ata janë fajtorët kryesor në rritjen e numrit të rasteve, janë aq shumë sportista sa që janë sa gishtat e një dore etj.etj.

Andaj ne sportet e vogla për nga popullariteti si: futboll, futsall, basketboll, hendboll, volejboll nuk e kemi as të drejtën më të vogël të kërkojmë të drejtat tona. Ne nuk kemi familje, nuk kemi nevojë për mjete financiare si kategoritë tjera. 
Mbyllja e palestrave dhe fushave me qindra e mijëra m² është zgjidhja më e mirë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, normal për ata që po e njohin mirë sportin dhe po i marrin këto masa. 

*Shumica e federatave të sporteve ekipore qysh nga muaji Gusht garojnë në arenë ndërkombëtare, kush më herët e kush më vonë. 

Vallë a mos do bëni edhe tani ndarje selektive të sporteve për teke të dikujt!
Hapësira e parlamentit ku përfshihen deputetetët, stafi i përgjithshëm etj, krahasuar me fushat dhe palestrat është pistë e aeroportit për nga madhësia. Respektoni së pari vetë masat pastaj kërkoni nga tjerët. E nëse doni model se si respektohet masat atëherë merrni shembull nga "SPORTISTAT". 

Dhe për fund si dëshmi nga grupe të ndryshme ku punoj unë ju dëshmoj se si i zbatojmë rregullat dhe mesazhet që përçojmë në ruajtjen e shëndetit!”, shkruan Sylejmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat