Vazhdon Puna Intensive FBK-FIBA, ja arsyeja

Basketboll

Vazhdon Puna Intensive FBK-FIBA, ja arsyeja

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:22
Vazhdon Puna Intensive FBK-FIBA, ja arsyeja

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n është duke punuar intensivisht në përgatitjen e hartimit të Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025.

Në javën që po e lëmë pas Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu ka raportuar para Bordit të FBK-së për ecurinë e punëvë në hartimin e planit strategjik të Federatës, deris Bordi është ndarë shumë i kënaqur me gjithë punën e bërë deri më tani nga Grupi i Punës për Planifikim Strategjik të FBK-së dhe nga FIBA.

Në fakt brenda kësaj jave është organizuar takimi i tretë me Grupin e Punës për Planifikim Strategjik të FBK-së, ku është diskutuar për të gjitha punët e kryera deri më tani në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të angazhuar nga FIBA, si dhe në fund të kësaj jave është organizuar takimi i radhës ndërmjet ekipit të FBK-së dhe atij të FIBA-s me ç’rast është diskutuar për objektivat strategjike të FBK-së për periudhën 2021-2025.

Elvira Dushku – Sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe projekt-menaxhere e hartimit të Planit Strategjik, tha: 
“Gjatë javës që po e lëmë pas janë mbajtur dy takime shumë të rëndësishme, ku së pari është organizuar takimi i punës me Grupin e Punës për Planifikim Strategjik ku është diskutuar për vizionin, misionin, vlerat dhe qëllimet e FBK-së për periudhën 2021-2025 dhe mund të them se jemi shumë të kënaqur me punën e bërë në këtë takim dhe kontributin e dhënë nga anëtarët e këtij grupi.

Kemi arritur në fazën ku jemi duke punuar në objektivat strategjike të FBK-së, andaj edhe do të fokusohemi maksimalisht në punën që do të bëhet në këtë fazë duke marrë opinione nga Bordi, Grupi i Punës, Grupet e Interesit të FBK-së dhe asistencën nga ekipi i FIBA-s.

Ne jemi shumë të motivuar dhe të dedikuar për punë, sepse e kemi shumë të qartë misionin dhe vizionin e FBK-së, si dhe ku duam të arrijmë pas 5 viteve. Gjithashtu jemi të vetëdijshëm se këtë mund ta arrijmë së bashku me komunitetin e basketbollit dhe me grupet tona të tjera të interesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat