Houston Rockets kanë mësuar një lajm të keq.
Skuadra e Rockets, pasi kanë mësuar kundërshtarin e parë në fazën ‘Play-Off’, kanë marrë edhe lajme të këqija lidhur me Russell Westbrook.
Westbrook nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij gjatë raundit të parë të ‘Play-Off’.
Organizatori amerikan ka pësuar një lëndim në muskulin e djathtë dhe ky lëndim do t’ia pamundësojë atij kontributin kundër Oklahoma City Thunder.
Për Westbrook këto ndeshje do të ishin speciale, pasi lojtari deri vonë ka mbrojtur ngjyrat e kësaj skuadre.
Mbetet të shihet nëse ai do të mund të kthehet së paku për ndeshjet e fundit të këtij raundi.