Trajnerë të njohur do të ligjërojnë online për Kosovë

Basketboll

Trajnerë të njohur do të ligjërojnë online për Kosovë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 20:33
Trajnerë të njohur do të ligjërojnë në Kosovë

Shoqata e Trajnerëve të Baketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19, njofton se klinika e sivjetme për trajnerë do të zhvillohet në formatin online më 26 dhe 27 shtator.

Për shkak se organizimi i klinikës dallon nga vitet e mëparshme, shumë shpejt do të dihet për mënyrën e përcjelljes së klinikës, kushteve të licencimit dhe kotizimit për edicionin garues 2020-2021.

Këtë vit do t’i kemi katër trajnerë të nivelit të lartë, të cilët do t’i ndajnë përvojat dhe sukseset e tyre të mëdha.

Trajnerët që do të ligjërojnë janë: Don Showalter, Drejtori i zhvillimit të basketbollisteve të rinj pranë USA BASKETBALL, Mike Kelly, Trajner i Cairns Taipans (Australi)-trajneri i vitit 2020 në Australi, Cody Toppert,

Ndihmëstrajner në Universitetin e Memphisit dhe Roberto Iezzi, Trajner kondicional i Hapoel Jerusalem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat