Këto janë të rejat e fundit nga KB Rahoveci

Basketboll

Këto janë të rejat e fundit nga KB Rahoveci

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 11:50
Këto janë të rejat e fundit nga KB Rahoveci

Klubi i basketbollit Rahoveci pretendon të organizohet më mirë dhe me synime për rezultate s amë të mira në Ligën Unike dhe në ligën e Kosovës. 

“Ashtu siç e keni mësuar tashmë nga mediat lokale e ato kombëtare, KB Rahoveci, mbrëmë ka mbajtur kuvendin e punës.

Aty janë marrë disa vendime me rëndësi, por padyshim kryesori është ai i bordit të ri.
Ky bord, do të udhëhiqet nga Alban Rama në cilësinë e kryetarit, teksa do të jetë i përkohshëm deri në fund të vitit.

Përkundër shumë përpjekjeve e mungesës së alternativave dhe gjendja kritike brenda kampit, anëtarët e kuvendit të klubit gjetën gjuhën e përbashkët për të vazhduar së bashku për periudhën në fjalë. 

Anëtarë tjerë të bordit janë Besart Zeka, Adrian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama e Blerim Delibeqa.

Klubi ditëve të ardhshme do të shpalos edhe planet e synimet e pjesës së parë të sezonit”, njofton Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat