Vonë e kuptuan në Kosovë se kush është Liga Ballkanike e basketbollit

Basketboll

Vonë e kuptuan në Kosovë se kush është Liga Ballkanike e basketbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:53
Vonë e kuptuan në Kosovë se kush është Liga Ballkanike e basketbollit

Të futesh thellë në analizë për Ligën Ballkanike të basketbollit, padyshim se është një humbje kohe dhe asgjë me tepër, se edhe zogjtë e malit e kanë ditur se është një ligë private dhe kush do merr pjesë, sa për të thënë apo i thënçin ligë. 

Sivjet asnjë ekip nga Kosova në këtë ligë por që dominohet kryesisht nga klubet izraelite. 

Ekipet tona e kuptuan se gabuan, se investuan gabimisht dhe e kuptuan se e gënjyen veten! 

Image

Ja si duket sot Liga ballkanike

Si mund të jesh kampion i Ballkanit kur nuk marrin pjesë klubet më të mira apo klubet e fuqishme ballkanike, por marrin pjesë klubet e dorës së tretë!  

Edhe zogjtë e malit e dinë se ku janë ligat zyrtare dhe ku luftohet tamam për titullin e Evropës dhe për cilin titull! Kosova i ka tifozët e zgjuar, e dinë se çka është sporti dhe nuk mashtrohen! Fundja, e mashtruat veten dhe askënd!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat