Basketbollistja e mirënjohur bjelloruse Jelena Leuchenka (37) përjetoi tortura të vërteta gjatë qëndrimit në burg pas arrestimit të saj para disa ditëve, për shkak të protestave kundër regjimit aktual, të presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.
Ajo u la e lirë pas 15 ditësh, por e rraskapitur, siç deklaroi basketbollistja, nuk u lejua as të lahej, ndërsa ishte privuar nga liria.
”Shëndeti im ishte i rrezikuar, ata më morën shtratin dhe çarçafin, nuk kishte as ujë të nxehtë.
Ata nuk më lanë as në banjë për 13 ditë ose të shkoja në tualet”, tha mes të tjera basketbollistja.